FOTO/ Rusët të revoltuar me Putin: Na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme të Bashkimit Sovjetik! Me orë të tëra në radhë për të marrë bukë

FOTO/ Rusët të revoltuar me Putin: Na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme të Bashkimit Sovjetik! Me orë të tëra në radhë për të marrë bukë

Miliona qytetarë rusë po ndiejnë tashmë pasojat e pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre, me radhë të gjata që njerëzish jashtë bankave, ndërsa përpiqen të tërheqin para.

Teksa raketa dhe predha binin në Kiev dhe Kharkiv, qytetarët në Moskë u panë duke qëndruar në radhë që të kujtonin radhën e bukës dhe mishit në kohën e Bashkimit Sovjetik, ndërsa rubla ra në nivelet më të ulëta ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Evropa dhe Kanadaja njoftuan një sërë sanksionesh të reja ditët e fundit, duke përfshirë bllokimin e aksesit të disa huadhënësve rusë në sistemin ndërkombëtar të pagesave SËIFT, ndërkohë që SHBA bllokoi bankën qendrore të Rusisë nga transaksionet me dollarin.

Kjo e çoi ekonominë ruse në rënie të lirë pasi rubla ra 30 për qind kundrejt dollarit, duke detyruar bankën qendrore të rrisë normat e interesit në 20 për qind dje, ndërsa rregullatorët refuzuan të hapnin bursën e Moskës këtë mëngjes. 

"Ndjehem sikur jam kthyer në Bashkimin Sovjetik. Jemi kthyer në radhët e vjetra sovjetike për këpucë ose sallam, kur ishim të shkëputur plotësisht nga Perëndimi. Nuk kemi mësuar asgjë? Ne kishim shkuar drejt Evropës dhe Amerikës, por Putini na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme sovjetike, të cilën e kishim 30 vjet më parë", tha Anatoli, 46 vjeç, një shkencëtar, ​​ndërsa qëndronte në mënyrë stoike në vendin numër 152 në radhë për të këmbyer rublat që kishte në dorë me dollarë apo euro.

Një tjetër qytetar tha: "Nuk ka dollarë, nuk ka rubla - asgjë. Epo, ka rubla, por unë nuk jam i interesuar për to. Nuk di çfarë të bëj. Kam frikë se po shndërrohemi në Korenë e Veriut apo Iranin tani”.

Një stilist i quajtur Andrey  tha se rritja e normave të interesit do të thotë se ai nuk mund të paguajë hipotekën e tij.

“Po planifikoj të gjej klientë të rinj jashtë vendit sa më shpejt dhe të largohem nga Rusia me paratë që po kurseja. Këtu kam frikë, janë arrestuar njerëz që kanë folur kundër vijës së partisë. Më vjen turp dhe nuk votova as për pushtetarët", tha ai. 

Agjentët e udhëtimit po ashtu janë në ankth për shkak se Europa i ka mbyllur kufijtë.

 “Evropa është e mbyllur. Nuk ka shans. E pamundur'", tha një agjent.

Edhe pse mediat në Moskë shpërndajnë propagandën e Putin, qytetarët shprehen se askush nuk i beson më ato.

"Më kanë mërzitur të gjitha gënjeshtrat helmuese në televizionin propagandistik të Putinit. Asnjë nga brezi im nuk e beson se ukrainasit janë nazistë. Është e pakuptimtë dhe të gjithë e dimë. Të gjithë në Ukrainë, si këtu, duan një jetë pa tiraninë shtetërore, ku ne mund të jetojmë, të marrim frymë dhe të përparojmë. Udhëheqësit tanë kanë ngecur në të kaluarën. Putini mund të ndërtojë armë hipersonike, por shumica e shtëpive në fshatra kanë tualete jashtë", tha një 24-vjeccare.

Lyubov, 73 vjeçe, hoqi dorë nga pritja në radhë për ushqime.

“Nuk dua të kthehemi siç ishte në kohën e Brezhnevit. Kisha menduar se e kishim lënë pas atë periudhë", tha ajo.

Në ditën e 7 të pushtimi, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, duke bombarduar disa qytete, e duke mos kursyer as jetët e civilëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)