RUSI- Kundërshtarët e Presidentit rus Vladimir Putin zgjodhën 45 liderët e rinj që do të drejtojnë frontin opozitar me synimin e vetëm largimin nga pushteti të ish agjentit të KGB-së.
Që prej rikthimit në mandatin e tij të tretë, Putin parë valë protestash por kritikët thonë se përpjekjet deri më tani kanë rezultuar të dështuara. Më shumë se 81 mijë persona votuan në një garë në internet e cila zgjati tre ditë për shkak të sulmeve të hakersave mbi platformë.
Mes 200 kandidatëve për Këshillin Koordinues të opozitës ishin studentë, aktivistë, biznesmenë, blogera, shkrimtarë e politikanë. Kreu i komisionit të zgjedhjeve Leonid Volkov tha se nga 97 mijë të regjistruar për votim, 81800 shprehën vullnetin e tyre duke shënuar një përqindje prej 83.7% pjesëmarrjeje.
"Në vendin e pestë është Ilya Yashin, në të katërtin Ksenia Sobchak, në të tretin Garry Kasparov. I dyti më i votuar renditet Dmitry Bykos dhe emri më i mbështetur është surpriza Alexey Navalny", konstatoi Volkov.
Blogeri Navalny fitoi mbështetjen më të madhe me 43,723 vota dhe sëbashku me një sërë figurash të tjera anti-Putin do të jenë pjesë e Këshillit koordinues të opozitës.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com