Rusët votojnë ditën e sotme për të zgjedhur presidentin e ri, i cili do të drejtojë vendin për 6 vitet e ardhshme. Në garë për presidencën janë 8 kandidatë, ndërkohë që presidenti Vladimir Putin kërkon të marrë mandatin e katërt të tij në krye të Rusisë.
/Shqiptarja.com
Vladimir Putin, 65 vjeç, është figura kryesore politike në vend që prej vitit 1999, ku ka mbajtur postin e kryeministrit dhe më pas atë të presidentit. Ndërkohë në zgjedhjet presidenciale lideri i opozitës Alexei Navalny nuk është lejuar që të marri pjesë për shkak të një dënimi për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.
Zgjedhjet në Rusi janë duke u zhvilluar në një kohë kur vendi është duke u përballur me një krizë me perëndimin, ndërkohë që rezultatet e para pritet të dalin pasditen e ditës së sotme.
d.c./shqiptarja.com











