Autoritetet ruse kanë njoftuar se janë arrestuar 7 persona të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm terrorist në qendër të Moskës, në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Sipas autoriteteve, 7-të të arrestuarit mund të kenë lidhje me ISIS.

Arrestimi i tyre u bë në provincën e Kaukazit, Dangestan, nga ku është realizuar një numër i madh sulmesh mbi policinë dhe zyrtarët rus nga kryengritësit mysliman, ku shumë prej tyre janë betuar për besnikëri të ashtuquajturit Shtetit Islamik.
 
Ndërkohë Agjencia e Mbrojtjes së Brendshme, FSB, ka deklaruar se të arrestuarit ishin duke planifikuar sulme me armë automatike dhe ekspolzivë.

Zyrtarët rus kanë deklaruar se disa mijëra nga qytetarët e Rusisë dhe Azia Qendrore i janë bashkuar ISIS me qëllim largimin e regjimit sirian dhe mbështëses së tij, Moskës.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com