Rusi, arrestohen dy zyrtarë të
FSB-së, akuzohen për tradhti

Rusi, arrestohen dy zyrtarë të<br />FSB-së, akuzohen për tradhti
Dy zyrtarë të shërbimeve sekrete ruse, të specializuar në sigurinë kibernetike dhe në piraterinë informatike, janë arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet ruse.

Të dy zyrtarët e FSB-së, e cila është agjencia pasardhëse e KGB-së, janë akuzuar për tradhti në favor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është bërë e ditur se Sergei Mihajlov, numri dy i Qendrës për Sigurinë Informatike në strukturat e FSB-së, ndihmësi i tij Dmitri Dokuçajev si dhe Ruslan Stojanov, përgjegjës i shërbimit të hetimit për krimet kibernetike për gjigantin e sigurisë informatike “Kaspersky Lab”, janë aktualisht në paraburgim.

Ndërkohë zyrtarë rus kanë konfirmuar se kjo çështje ka të ka lidhje me SHBA-në.

Sipas mediave ndërkombëtare, Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane, e pyetur për këtë çështje ka refuzuar të komentojë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje