RUSI - Policia ruse ka arrestuar të shtunën në Moskë disa lidër të opozitës, duke përfshirë aktivistin Aleksei Navalny dhe Sergei Udaltsov udhëheqësi i Frontit të Majtë. Të akuzuar për organizimin e protestave të jashtëligjshme Navalni dhe Udaltsov, janë ndaluar edhe më parë për aktivitetin e tyre opozitar pas zgjedhjes në mars të 2012 të Vladimir Putin si president i Rusisë.
Protestat vijnë në vazhdën e kundërshtimeve të vazhdueshme të opozitës ruse, të cilat u rritën dukshëm pas rikthimit të Putin në Kremlin.
Pavarësisht motit të acartë ku temperatura shënoi minus 17 gradë Celsius qindra protestues u mblodhën në sheshin Lubjanka të kryeqytetit rus për të protestuar kundër presidentit Putin. Protestuesit morën pjesë në atë që e kanë quajtur “Marshi i milionave” të organizuar nga përfaqësuesit e opozitës kundër qeverisjes së presidentit.
"Ne kemi kërkuar që të mbajmë një marshim paqësor sot sipas ligjit. Por autoritetet pa ndonjë arsye po na e ndalojnë këtë gjë që nga marsi. Ata kanë frikë nga qytetarët, - tha Udaltsov në momentin e arrestimit.
Përfaqësues të tjerë të opozitës, përfshirë Ilya Yashin dhe Ksenia Sobchak u arrestuan gjithashtu në shesh kundër Putinit.
(lç/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com