Gërrmimi i Bitkoin është një proces nga i cili përfitohet kriptomonedha pa qenë nevoja që të blehet.
Sipas mediave ruse, shkencëtarët e arrestuar janë pjesë e bazës nuklearë në Sarov, në perëndim të Rusisë, e cila është një zonë e sigurisë së lartë.
Përpjekja e shkencëtarëve është kuptuar nga shërbimet e brendshme të sigurisë së bazës vetëm në momentin që ata kanë tentuar ta lidhnin superkompjuterin me internetin, diçka që nuk lejohet për të shmangur vjedhjen e të dhënave.
Shtypi rus ka bërë të ditur se shkencëtarët i janë dorëzuar Shërbimi të Sigurisë Federale, dhe se ndaj tyre tashmë ka nisur një hetim kriminal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com