Rusi, arrestohet lideri i opozitës Alexiei Navalny

Rusi, arrestohet lideri i opozitës Alexiei Navalny

Kryeopozitari rus Alexiei Navalny është ndaluar nga forcat speciale të policisë në shtëpinë e tij në Moskë.

Arsyeja për arrestimin e liderit opozitar ende nuk është e qartë, por vjen në kohën kur kryeqyteti është përfshirë nga protestat kundër përjashtimit të dhjetra kundërshtarëve nga zgjedhjet komunale të planifikuara për në muajin shtator.

Navalny, para Bashkisë së qytetit të Moskës, i bëri thirrje protestuesve të vazhdonin revoltat nëse kandidaturat e disidentëve nuk do të pranoheshin nga autoritetet që të kandidonin.

Në një video të postuar sot në internet, Navalny tregon: Thonë se sporti me raste të bën keq. Në mëngjes dola me vrap nga shtëpia për të blerë lule por përfundova në rajonin e policisë. Sot gruaja ime ka ditëlindjen. Gëzuar ditëlindjen Julia!”

Navalny është arrestuar, burgosur dhe liruar disa herë, gjithnjë në lidhje me protestat kundër Putinit.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro