Rusi, arrinë në 144 numri i
viktimave nga përmbytjet

Ka arritur në 144 numri i viktimave nga përmbytjet e fundit që goditën rajonin rus të Krasnodarit.

Përmbytjet e fundit cilësohen si më të rëndat që kanë goditur këtë vend dekadat e fundit.

Dhjetëra vetë rezultojnë ende te zhdukur dhe ekziston frika se numri i viktimave do të rritet më tej.

Pamjet televizive tregojnë njerëz që qëndrojnë mbi catitë e banesave në përpjekje për të shpëtuar.

Presidenti rus Vladimir Putin ka fluturuam mbi rajonin e prekur me helikopter ndërsa zhvilloi bisedime urgjente me zyrtarët lokalë në qytetin Krymsk. Shumica e viktimave ishin nga ky qytet i cili banohet nga rreth 57 mijë vetë.

Tv rus tregoi pamjet e mijëra shtëpive të zhytura pothuajse nën ujë. Policia tha se shumica e viktimave ishin të moshuar të cilët kishin qënë në gjumë kohën e përmbytjes.

Ekipe emergjence që vijnë nga Moska po përpiqen të ndimojnë banorët e prekur nga fatkqësia. Autoritetet lokale e përshkruajnë si të paimagjinueshme atë që ndodh në këtë zonë.

Kurse përdorues të rrjeteve sociale shprehen se qyteti Krymsk duket sikur është goditur nga cunami.

Opozita akuzoi vendorët së nxiti përmbytjet duke hapur portat e një rezervuari, por administrata e Krasnodarit hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar “marrëzi absolute” .

Sistemi i transporteve thuajse nuk ekziston, ndërsa e gjithë zona vuan mungesën e energjisë.

(n.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura