RUSI - Për herë të parë zyrtarët e lartë rus deklarojnë se qeveria siriane mund të mposhtet nga forcat opozitare. Zëvendësministri i jashtëm Mikhail Bogdanov tha të enjten se forcat e Presidentit Bashar al-Assad po e humbasin gjithnjë e më shumë kontrollin e territorit.

Sipas tij, Rusia është duke hartuar plane për evakuimin e mundshëm të mijëra qytetarëve të saj nga Siria. Zyrtari rus la të kuptohet se tanimë shumë pak mund të bëhet për të parandaluar fitoren e frontit opozitar. Bogdanov përsëriti apelin për vendosjen e një dialogu mes dy palëve.

"Nëse ky çmim për të qëndruarit president ju duket i pranishëm, atëherë çfarë mund të themi ne?", u shpreh Bogdanov.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin rreth armëve kimike të cilat mund të bien në duart e ekstremistëve. Korrespodenti i rrjetit BBC Steve Rosenberg raporton se komentet e Bogdanov nuk nënkuptojnë se Moska ka ndryshuar qëndrimin zyrtar ndaj qeverisë siriane.

(lç/shqiptarja.com)