MOSKE- Dy nga pesë të akuzuarit për vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaja, në vitin 2006, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e Moskës. Politkovskaja, reporterja investigative 48-vjeçare dhe një kritike e zëshme e luftës së Rusisë në Çeçeni, u qëllua për vdekje në ashensorin e pallatit ku jetonte.
Tre të akuzuar u liruan nga akuza për vrasje, por gjykata e lartë ruse urdhëroi rigjykimin e tyre. Rustam Makhmudov, njëri nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte njeriu që tërhoqi këmbëzën.
Ndërsa Lom Ali Gaitukayev i shpallur fajtor për organizimin e vrasjen u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm.
Tre personat e tjerë, dy prej të cilëve vëllezërit e Makhmudov, janë dënuar me 12 deri në 20 vite burg. Politkovskaya, u bë e njohur ndërkombëtarisht për hetimet e saj mbi abuzimet ruse në Çeçeni.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com