Rusi, dënimi i “Pussy Riot”
SHBA dhe BE: Vendim ekstrem

Rusi, dënimi i “Pussy Riot”<br />SHBA dhe BE: Vendim ekstrem
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian si dhe grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut, reaguan ndaj dënimit me burgim të tre anëtarëve të grupit muzikor 'Pussy Riot' në Rusi, duke e cilësuar vendimin si “ekstremisht të ashpër”.

Arsyeja e ndëshkimit të tyre ishte interpretimi i një kënge në katedralen “Krishti Shpëtimtar i Moskës”, e cila vinte në lojë presidentin Vladimir Putin. Sipas grupit, iniciativa ishte një formë proteste ndaj lidhjeve të forta të Kishës Ortodokse me qeverinë. Edhe pse e quajti protestën e tyre "blasfemi", Kisha Ortodokse Ruse kërkoi që për vajzat të tregohej mëshirë.

Jashtë sallës së gjyqit, policia arrestoi disa nga qindra protestuesit e mbledhur për të demonstruar në mbështetje të grupit. Kritikët e Putinit e cilësojnë gjykimin shembull të qartë të mungesës së tolerancës për disidentët. Gjykata argumenton se vendimi ishte bazuar në konkluzionin se vajzat, 22, 24 dhe 29 vjeç, kishin motive të urrejtjes fetare.

Por për Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, dënimi ishte i ekzagjeruar. "Jemi të shqetësuar,- tha në Washington,- zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, si për vendimin në vetvete, ashtu edhe për impaktin e tij negativ për sa i takon lirisë së fjalës në Rusi". Për shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, burgosja e aktivisteve vë në pikëpyetje respektin që ka Moska për procesin ligjor të pavarur, të ndershëm e transparent.

Tepër i vrazhdë i duket vendimi edhe kancelares gjermane Angela Merkel, ndërsa Amnesty International, duke iu bashkuar zërave që dënojnë hedhjen e një hapi të tillë, deklaroi se autoritetet ruse nuk ndalojnë përpara asgjëje kur bëhet fjalë për të shtypur disidentët e për t'i zënë frymën shoqërisë civile.
(kz/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate