Rusi, deputeti në grevë urie, mbron votën

Rusi, deputeti në grevë urie, mbron votën
MOSKË - Një deputet i Dumës ruse, prej 28 ditësh në grevë urie, ka vënë në vështirësi presidentin Putin që i është dashur të udhëzojë krerët e komisionit të zgjedhjeve të ndjekin me kujdes çështjen. Bëhet fjalë për deputetin Oleg Shein, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Astrahan dhe më pas nisi një grevë urie duke denoncuar manipulime të hapura në numërimin e votave.
Fillimisht Vladimir Putin nuk dha asnjë shenjë tërheqjeje, por në fjalimin e tij të fundit si kryeministër në parlament, 30 deputetë të opozitës u larguan në mënyrë demonstrative duke mbështetur kolegun Oleg Shein, ndërkohë që njëzetë deputetë të tjerë iu bashkuan grevës së tij. 300 qytetarë, mes të cilëve emra të njohur publikë në Rusi, udhëtuan deri në Astrahan, 700 km larg Moskës për të protestuar atje për vjedhjen e votave.
Tashmë komisioni i zgjedhjeve, me sa duket i udhëzuar nga Kremlini, ka pranuar të rishqyrtojë provat për manipulime dhe të shohë filmimet e kamerave në qendrat e numërimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato