RUSI - Një 30-vjeçar në Moskë ka qëlluar sot pesë kolegë të tij në një firmë farmaceutike dhe ka plagosur 2 të tjerë, pasi ishte i dehur se e kishte lënë e dashura.

Burri, që është identifikuar si Dmitri Vinogradov, i maskuar dhe i armatosur me dy armë gjysëm-automatike shkoi në firmën farmaceutike, ku punonte si avokat dhe gjuajti me armë duke vrarë tre burra dhe dy gra në tavolinën e tyre të punës dhe më pas u dorëzua në polici.

Policia e Moskës deklaroi s ai ishte braktisur nga një vajzë, që mendohet të ishte e dashura dhe pastaj kishte filluar të pinte pije alkoolike në një lokal.

Raportohet se vajza punonte në firmën farmaceutike në fjalë dhe nuk dihet ende nëse ishte në mesin e viktimave.

I dyshuari, pak para aktit kishte postuar një mesazh në faqen e tij në Facebook, në versionin rus, ku thuhej: “E urrej njerëzimin dhe jetën. E shoh vetëm një mënyrë për të arsyetuar: Të vras sa më shumë njerëz që është e mundur... kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë botën më të mirë"

(eç/shqiptarja.com)