Rusia sot ka zhvilluar zgjedhjet për president. Procesi zgjedhor u hap në orën 08:00 deri në 20:00 me orën lokale. Vladimir Putin rikandidon për të katërtën herë si president i vendit.
Sondazhi mbarëkombëtar nga Qendra për Hulumtime të Opinionit të Rusisë tregoi se Putin fitoi 73.9% të votave presidenciale të së dielës.
Ajo pasqyroi rezultatet e para nga Lindja e Largët e Rusisë - duke mbuluar 21% të të gjitha rrethinave - ku Putin ishte udhëheqës i garës me 71.9% të votave.
Sondazhi tregoi se kandidati komunist Pavel Grudinin ishte në vendin e dytë me 11.2%, ndërsa ultra-nacionalisti Vladimir Zhirinovsky erdhi i treti me 6.7%.
Kundërshtari më i fortë i Putinit, agjenti kundër korrupsionit Aleksei Navalny, i'u hodh poshtë kandidatura sepse ai ishte dënuar për mashtrim në një rast të konsideruar gjerësisht si të motivuar politikisht.

U akuzua se gjatë votimit në procesin zgjedhor ka pasur shkelje.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com