RUSI - Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur sot Moskë, ku është takuar me presidentin, Vladimir Putin.

Në këtë takim Merkel dhe Putin do të diskutojnë mbi çështjen e legjislacionit evropian që ndikon negativisht në interesat e Rusisë.

 Gjithashtu takimi midis tyre nënkupton bisedime rreth "Paketës së tretë të Energjisë" të Bashkimit Evropian, e cila zbaton "ndarjen". Gazpromi rus e kundërshton këtë kërkesë për "ndarje", duke kërkuar një dallim në prodhim, transport dhe shitje të furnizimeve të energjisë. Merkel dhe Putin gjithashtu pritet të diskutojnë rreth problemeve në Siri, Izrael dhe Gaza, si dhe rreth problemit bërthamor të Iranit.

Ndër të tjera Merkel u shpreh se Rusia është një partner strategjik për Gjermaninë.

(lc/shqiptarja.com)