RUSI - Prokurorët rusë po hetojnë financimin e fushatës së liderit të opozitës Aleksei Navalny, pasi përkrahësit e Kremlinit pohuan se ai ishte duke marrë donacione ilegale nga të huajt me anë të internetit.
 
Ai mohoi pretendimet e financimit, duke theksuar se donacionet për fushatën e tij janë kontrolluar të gjitha nga autoritetet. Navalny, një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin, shpreson që të zgjidhet kryebashkiaku i Moskës në shtator.

Dyshimet rreth financimeve për fushatën e tij u ngritën nga lideri nacionalist Vladimir Zhirinovski i Partisë Liberal Demokratike, i cili në përgjithësi mbështet politikat e Kremlinit në parlament - dhe është një nga mbëshetësit e Vladimir Putin-it.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se kishte gjetur prova të donacioneve të huaja për fushatën zgjedhore të zotit Navalny , të cilat kishin kaluar në ministrinë e brendshme, në mënyrë që një çështje penale mund të hapet. Në Rusi, financimi i fushatave zgjedhore nga të huajt është e ndaluar me ligj.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)