MOSKË - Të paktën 18 vetë kanë vdekur dhe 22 janë plagosur, 16 prej të cilëve shumë rëndë në një aksident të ndodhur në periferi të Moskës mes një kamioni dhe një autobusi, që transportonte mbi 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe fëmijë.

Por bilanci është nde provizor. Sipas hetimit të ngjarjes, drejtuesi i kamionit, i ngarkuar me zhavorr, nuk ka respektuar radhën dhe pastaj ka përplasur autobusin, bën të ditur Ansa.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)