"Një minoritet ka influencë nëse ai është e organizuar", deklaroi ai gjatë një ceremonie në Paris, me rastin e fillimit të lëvizjes së tij të re të quajtur "Open Russia" (Rusia e hapur).
Një kohë njeriu më i pasur i Rusisë, Khodorkovski u lirua nga burgu vitin e kaluar dhe menjëherë iku në azil në Zvicër. Ai nuk është kthyer më në vend lindje që prej lirimit të tij.
Ish-oligarku njoftoi se projekti i tij i ri, i quajtur njësoj si shoqata e tij e bamirësisë që u mbyll pas arrestimit të tij, do të jetë një platformë në internet dhe jo një parti politike./ATSH/
