Rusi, Kremlini: Ende s’ka qëndrim
zyrtar për sanksionet amerikane

Kremlini ka bërë të ditur sot se nuk dëshiron të japë një gjykim për sa i përket projekt – ligjit të sanksioneve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë.

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, është shprehur se meqë bëhet fjalë për një projekt- ligj, nuk do t’i kushtohet rëndësi e veçantë për momentin.

“Mbetemi në pritje që ky projekt- ligj të bëhet ligj”, ka deklaruar Peskov, i cili shtoi se nëse projekt-ligji do të miratohej nga Senati amerikan, presidenti rus Vladimir Putin do të marrë një vendim në lidhje me një kundërpërgjigje nga pala ruse.

Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan ka votuar në favor të projekt- ligjit për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, por që ky projekt- ligj të shndërrohet në ligj duhet që të marri edhe miratimin e Senatit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!