Rusi, Kremlini për kritikat kundër
Obamës: Asgjë personale

Rusi, Kremlini për kritikat kundër<br />Obamës: Asgjë personale
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës, janë përkeqësuar së tepërmi gjatë presidentes së presidentit Barack Obama.

Gjithashtu ai është shprehur se në kritikat e Kremlinit kundër Obamës, nuk ka patur kurrë asgjë personale.

“Askush nuk ka patur të drejtën për kritika personale ndaj Obamës, në planin zyrtar, askush nuk bën kritika personale, nuk është e mundur”, u shpreh Peskov, i cili ka shtuar se Rusia është një vend që i respekton presidentët e të gjitha vendeve.

Ndërkohë Peskov ka thënë se gjatë presidencës së Obamës, marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar së tepërmi.

Gjatë dy muajve të fundit të mandatit të tij si president i SHBA-së, Barack Obama, vendosi sanksione ekonomike dhe Diplomatike për
Rusinë në kuadër të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndërkohë SHBA ka dërguar edhe 3000 trupa ushtarak në mbështetje të NATO-s në kufirin Rus, si dhe ka zgjatur kohën e qëndrimit në fuqi të sanksioneve të vendosura nga Amerika për ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

Obama do të dorëzojë mandatin presidencial gjatë ditës së nesërme, kohë kur do të bëhet edhe inaugurimi i presidentit të ri Donald Trump.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat