Rusi, Kremlini: SHBA-ja ka
mbështetur ISIS në Siri

Rusi, Kremlini: SHBA-ja ka<br />mbështetur ISIS në Siri
Akuza të reja janë hedhur gjatë ditës së djeshme nga ministri i Jashtëm i Rusisë , Sergei Lavrov, në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë herë duke i cilësuar si mbështetëse të të ashtuquajturit Shtetit Islamik dhe disa organizatave të tjera, me qëllim rrëzimin e regjimit të Assad.

“Në mënyrë të veçantë, SHBA-ja ka shmangur luftën kundër Shtetit Islamik dhe al-Nusra , që është i lidhur me al-Qaeda, në mënyrë që këto grupe do të kenë forca ushtarake në dispozicion për të dobësuar regjimin e al-Assad”,  është shprehur Lavrov gjatë një konference për shtyp në Moskë.

Lavrov është shprehur se Al-Qaeda është krijuar falë financimeve të grupeve muhaxhedinë nga ana e SHBA-së në vitin 1980, gjatë luftës sovjetike në Afganistan.

Gjithashtu ministri i Jashtëm rus, ka deklaruar se edhe i ashtuquajturi Shtet Islamik është krijuar në vitin 2003, pas pushtimit të Irakut nga Amerika.

Momentalisht marrëdhëniet mes Moskës dhe Washington, janë në një moment të vështirë dhe pas largimit të diplomatëve rus dhe vendosjeve të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë nga presidenti në largim Barack Obama, pas një raporti të shërbimeve të inteligjencës Amerikane, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidencial në SHBA, tensioni mes dy vendeve ka ardhur gjithmonë e në rritje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës