“Mbështesim mendimin se NATO është një mbetje e të kaluarës, këtë gjë e kemi thënë me kohë. NATO nuk mund të emërohet si një sistem bashkëkohorë që i përgjigjet sigurisë dhe idealeve të stabilitetit”, është shprehur Peskov.
Gjatë ditës së djeshme në intervistë për gazetën gjermane Bild, Trump është shprehur NATO është vjetruar dhe vendet anëtare nuk paguaj atë që u takon, ai gjithashtu ka shtuar se gjatë gjithë kësaj kohe kjo aleancë nuk ka mundur të bëj asgjë në lidhje me terrorizmin.
Gjatë intervistës së tij për Bild, Trump ka folur edhe për BE-në, për të cilën ka thënë se shumë shpejt edhe vende të tjera do të largohen.
Këto deklarata të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, kanë sjellë shumë reagime e disa prej figurave më të rëndësishme politike të Evropës gjatë ditës së sotme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
