Rusi, kryeministri Medvedev dhe qeveria japin dorëheqjen, Putin 'piketon' Mikhail Mishustin për kreun e ekzekutivit

Rusi, kryeministri Medvedev dhe qeveria japin dorëheqjen, Putin 'piketon' Mikhail Mishustin për kreun e ekzekutivit

Kryeministri Dmitri Medvedev dhe i gjithë ekipi i tij qeveritar kanë dhënë dorëheqjen për të lejuar presidentin Vladimir Putin të vazhdojë reformat kushtetuese të shpallura gjatë fjalimit vjetor para kombit.

Presidenti rus nërkohë ka lëvizur për të 'instaluar' Mikhail Mishustin si kryeministër.

"Presidenti Vladimir Putin zhvilloi një takim pune me Mikhail Mishustin dhe e ftoi atë të merrte postin e kryeministrit," tha shërbimi për shtyp i Kremlin, siç raportohet nga agjensia shtetërore ruse e mediave RIA Novosti. Mishustin është shefi aktual i Shërbimit Federal të Taksave.

Disa orë më parë, presidenti rus kishte propozuar një referendum për të reformuar Kushtetutën dhe t'i jepte Parlamentit fuqinë për të zgjedhur kryeministrin rus duke rishfaqur spekulimet për të ardhmen e tij në Kremlin pasi të mbaronte mandati aktual dhe i fundit presidencial në vitin 2024.

Presidenti Vladimir Putin udhëzoi qeverinë në largim që të përmbushë detyrimet e saj derisa të formohej një kabinet i ri dhe njoftoi se dëshironte të krijonte postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Ruse dhe t'ia caktonte atë Medvedevit.

Në fjalimin e tij tradicional, ai tha se "e konsideroi të nevojshme votën e qytetarëve për një paketë të tërë propozimesh për ndryshime në Kushtetutë".

Në pushtet që nga viti 1999, Putini pritet të largohet nga Kremlini në 2024 kur skadon mandati i tij i katërt presidencial.

Duke qenë mandati i dytë radhazi, sipas Kushtetutës aktuale, ai nuk mund të aplikojë sërish për postin e presidentit.

Sipas analistëve të ndryshëm, ai prandaj do të konsiderojë mundësi të ndryshme për të mbetur në pushtet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë