MOSKE- Drejtori i Teatrit “Bolshoi” të Rusisë është larguar nga posti i tij, pas një sërë skandalesh përfshirë një sulm me acid ndaj drejtorit artistik të Baletit.
Anatoli Iksanov i cili ka qenë në këtë detyrë për 13 vjet, do të zëvendësohet nga Vladimir Urin, njoftoi ministria ruse e Kulturës.
Ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky, tha se “Bolshoi” ka nevojë për një "rinovim". "Një situatë e vështirë ishte krijuar në Teatër dhe lindi nevoja për përtëritje", tha ai.
Ish-drejtori Iksanov ka qenë i akuzuar për keqmenaxhimin e një shume prej 1 miliardë dollarë për rinovimin e Teatrit më të njohur në botë.
Gjithashtu ai ka qenë edhe i përfshirë në një “luftë fjalësh” me balerinin Nikolai Tsiskaridze.
Tsiskaridze, një balerin kryesor dhe mësues në “Bolshoi”, u ankua për korrupsion dhe bëri thirrje për një menaxhim të ri të teatrit për të shkarkuar nga detyra Iksanov dhe për të vendosur veten në postin e tij.
Githashtu në qershor, ylli i baletit në Teatrin “Bolshoi”, Pavel Dmitrichenko pranoi se qëndronte pas sulmit me acid ndaj drejtorit artistik të baletit Sergei Filin në muajin janar.
Teatri “Bolshoi”, i cili është një nga më të mëdhenjtë në botë është përballur kohët e fundit me intriga dhe luftëra të brendshme, të cilat kanë çuar në ikjen e disa drejtorëve artistikë, si dhe balerinëve kryesore.
Për fatin e keq këto raste kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për rivalitetet e hidhura që ekzistojnë në botën e baletit.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com