Rusi, Lavrov: Bisedimet e Gjenevës
për Sirinë  janë shtyrë

Rusi, Lavrov: Bisedimet e Gjenevës<br />për Sirinë  janë shtyrë
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi ditën e djeshme se bisedimet për arritjen e paqes në Siri, të cilat ishin planifikuar të zhvilloheshin më 8 shkurt, janë shtyrë për në fund të këtij muaji.

Ndërkohë nga ana e tij nuk kanë munguar edhe kritikat drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke thënë se është i papranueshëm pasiviteti i kësaj organizate, e cila nuk ka organizuar bisedime për Sirinë që prej muajit prill të vitit të kaluar.

Gjithashtu Lavrov ka është shprehur se bisedimet në Astana janë një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës në Siri, si dhe ka konfirmuar sërish vazhdimin e armëpushimit nën garancinë e Turqisë dhe Rusisë.

Nga ana tjetër Britania ka ndryshuar qëndrimin e saj për sa i përket konfliktit në Siri, ku ministri i Jashtëm, ka deklaruar se Anglia do të mbështesë Rusinë dhe Assad-in.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje