Negociatat e parashikuara në Gjenevë midis opozitarëve dhe përfaqësuesve të regjimit sirian nuk do të japin rezultatin e nevojshëm nëse partia kryesore kurde siriane nuk do të jetë e ftuar në këtë rang bisedimesh, deklaroi dje kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov gjatë një konference shtypi në Moskë.

Pa praninë e kësaj partie, pa përfaqësuesit e saj, negociatat nuk do të japin rezultatin e duhur që ne aspirojmë, atë të një zgjidhjeje përfundimtare në aspektin politik të konfliktit sirian”, u shpreh Lavrov.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)