Rusi, Lavrov: deklaratat Trump-Kim
zënka si fëmijët në çerdhe

Rusi, Lavrov: deklaratat Trump-Kim<br />zënka si fëmijët në çerdhe
Ministri i jashtëm rus ka krahasuar luftën e fjalëve mes Donald Trump dhe Kim Jong-un si një “zënkë” mes të fëmijëve në çerdhe.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut më herët e quajti Presidentin  Trump "të çrregulluar mendërisht" dhe një "matuf" pasi Donald Trump kërcënoi të shkatërronte Korenë e Veriut.

Trump iu përgjigj me një postim në Twitter duke e quajtur Kim Jong-un "një të çmendur" i cili "do të testohet si kurrë më parë!"
trump

Sergei Lavrov i Moskës tha se duhej një pauzë, "për të qetësuar forcat e nxehta".

"Po, është e papranueshme për të shikuar në heshtje aventurat ushtarake bërthamore të Koresë së Veriut, por është gjithashtu e papranueshme që të lëshohet thirrje për luftë në gadishullin Korean", tha ai.

Ai bëri thirrje për një proces politik, të cilin ai tha ishte një pjesë e rëndësishme e procesit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Së bashku me Kinën ne do të vazhdojmë të përpiqemi për një qasje të arsyeshme dhe jo emocionale siç bëjnë fëmijët në një çerdhe që fillojnë të zihen dhe askush nuk mund t'i ndalë ata," tha ai.
 
Udhëheqësi i Koresë së Veriut sulmoi më parë Trump-in, disa ditë pas fjalimit të tij në OKB, në të cilin presidenti amerikan tha se do të "shkatërronte tërësisht" Korenë e Veriut nëse SHBA do të ishte e detyruar të mbrojë veten ose aleatët e saj.

Ai gjithashtu tallet me Kim Jong-un me një pseudonimin e çmendur, duke e quajtur: "Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës."

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë