Rusi,Lavrov për zgjedhjet në SHBA:
Evropa bëri fushatë për Clinton

Rusi,Lavrov për zgjedhjet në SHBA:<br />Evropa bëri fushatë për Clinton
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, pas takimit që pati në Austri me homologun e tij, Sebastian Kruz, se akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, janë të pabaza dhe të rreme.

Ai gjithashtu i ka quajtur akuzat e bërë nga liderët politik të Evropës për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Amerikë si cinike dhe shfaqjeje të një
hipokrizie të pashoqe.

Sinqerisht, jemi lodhur duke folur për përfshirjen ruse në çështjet e brendshme të SHBA, sidomos tek zgjedhjet. Cinizmi është i qartë, pasi na akuzojnë ata që kanë ndërhyrë vetë në fushatë. Aleatët e SHBA, si Angela Merkel, Francois Hollande, Theresa May dhe të tjerë bënë fushatë hapur për Hillary Clinton”, është shprehur Lavrov.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus është shprehur se presidenti Obama ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të një vendi tjetër, pasi ai vet ka bërë një fushatë të fuqishme në mbështetje të Brexit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra