Rusi, ligj për ndalimin e duhanit për
personat e lindur pas 2015

Rusi, ligj për ndalimin e duhanit për<br />personat e lindur pas 2015
Ministria e shëndetësisë në Rusi, ka deklaruar se është duke planifikuar shpalljen të jashtëligjshme të shitje së cigareve për personat që kanë lindur pas vitit 2015.

Ky ligj është ende në fazat e tij fillestare, por nëse ai arrin të realizohet, atëherë Rusia do të jetë vendi i parë në botë që do të ndërmarri një masë ligjore kaq të fortë kundër duhanit.

Rusia ka qenë një nga vendet me më pak kufizime ligjore për sa i  përket konsumimit të duhanit, pasi vetëm në vitin 2013 u miratuan përherë të parë masa ligjore të cilat kufizonin konsumimin e tij në ambiente publike.

Edhe pse Rusia vendosi masat kundër duhanit vetëm para tre 4 viteve, progresi që vendi ka bërë është i madh. Momentalisht në Rusi 31% e popullsisë është duhanpirëse dhe vetëm gjatë vitit 2016, numri i duhanpirësve ka rënë me  10 %, duke shënuar kështu numrin më të vogël të konsumatorëve të duhanit prej disa vitesh.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin