Rusi, lirohet aktivisti i akuzuar
për pornografi me të mitur

Rusi, lirohet aktivisti i akuzuar<br />për pornografi me të mitur<br>
Yury Dmitriyev, historian dhe aktivist rus, cili është akuzuar për pornografi të fëmijëve, për të cilën mbështetësit e tij thonë se është e motivuar politikisht është liruar nga paraburgimi, kanë raportuar sot mediat ruse.

E përditshmja, Novaya Gazeta, e ka cituar avokatin e mbrojtjes, Viktor Anufriev, duke thënë se Dmitriyev ishte liruar nga qendra e paraburgimit Petrozavods, me kusht që nuk do të larghet nga qyteti pa leje të autoriteteve.

Lirimi i tij është bërë një ditë më herët se sa pritej. Gjykata ka urdhëruar që Dmitriyev t’i nënshtrohet kontrollit psikiatrik dhe ka kërkuar një ekspertizë të re për 49 fotografitë lakuriqe të vajzës së tij të adoptuar. Ky do të jetë vlerësimi i tretë i këtyre fotografive, që janë në qendër të këtij rasti gjyqësor, shkruan REL.

Dmitriyev dhe kolegët e tij thonë se fotografitë janë bërë për shkak se punëtorët mjekësorë kanë kërkuar që ai ta monitoroj shëndetin dhe gjendjen e vajzës, e cila ishte e ushqyer dobët dhe me shëndet jo të mirë, kur ai dhe bashkëshortja e tij e kishin marrë atë në moshën tri vjeçare, me synim që ta adoptojnë. Vajza tashmë është 12 vjeç.

Dmitriyev ishte arrestuar në vitin 2016 dhe prej 1 qershorit të vitit të kaluar mbahet procesi gjyqësor kundër tij.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS