Rusi,lirohet opozitari Navalny i
ndaluar për tubime të pautorizuara

Rusi,lirohet opozitari Navalny i<br />ndaluar për tubime të pautorizuara
Blogeri dhe opozitari Alexei Navalny i është rikthyer lirisë vetëm dy javë pasi u arrestua në Moskë.  

Ai u ndalua pasi u akuzua për organizim në mënyrë të paligjshme të protestave kundër qeverisë ruse.

Në 26 mars shumë qytetarë të kryesuar nga kundërshtari i Putin Navalny organizuan protesta në shumë qytete ruse për të kundërshtuar korrupsionin në vend.

Por policia u tregua e dhunshme me ta duke arrestuar Navalny dhe jo vetëm.

Që në fillim autoritetet i cilësuan protestat të paligjshme.

Ndërkohë në parlamentin rus po diskutohet një projekt-ligj mbi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale në organizimin e protestave të pautorizuara.

Sipas autorit të projektit synohet që të zgjidhet problem i faqeve,mediave të rreme.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane