Ylli amerikan i muzikës Madonna akuzohet se ka thyer ligjin e propagandës pro homoseksualëve.
Një gjykatë në Shën Petërburg ka kërkuar paraqitjen e këngëtares, përpara trupit gjykues, pasi sipas tyre gjatë koncertit të mbajtur më 9 gusht të këtij viti, ajo ka thyer ligjin e propagandës pro homoseksualëve.
Kjo akuzë është ngritur nga një grup aktivistësh pro Kremlinit, të cilët kanë kërkuar një gjobë prej 10 milion dollarësh në adresë të këngëtares, nën akuzën se ajo ka bërë propagandë për homoseksualitetin përpara minorenëve.
Gjatë koncertit të saj dy ditor në Moskë, Madona i bëri thirrje fansave të saj për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit të homoseksualëve.
Gjykata e Shën Petërburgut i kishte dërguar një fletëthirrje këngëtares amerikane për t'u paraqitur përpara gjykatës më datë 10 tetor, por kjo kërkesë nuk mori asnjë përgjigje, duke mos u paraqitur askush në gjykatë.
Tashmë gjykatësit kanë caktuar një tjetër datë për këngëtaren, e cila do të jetë më datë 25 tetor.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com