RUSI-Kandidatja për presidente në Francë, Mari Le Pen, gjatë një vizite në Moskë, ku u takua në Kremlin me presidentin rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se beson se "Putin përfaqëson një vizion të ri të një bote multipolare".
 
Unë mbroj një botë multipolare dhe mbroj bashkëpunimin mes kombeve të lira. Mendoj se presidenti rus, Vladimir Putin, përfaqëson gjithashtu një vizion të ri të botës”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp në Moskë.
 
"Koha e Vladimir Putinit, koha e Donald Trump në SHBA, koha e Modit në Indi, është fillimi  i një ere të re”, tha presidentja e Frontit Nacional, duke shtuar se ajo ndante me këto vende një vizion bashkëpunimi.
 
Vizita e Le Pen në Rusi, vjen vetëm një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com