Rusi, marrëveshja e armëpushimit
me Turqinë, Pevsko: po diskutojmë

Rusi, marrëveshja e armëpushimit<br />me Turqinë, Pevsko: po diskutojmë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë asnjë marrëveshje të arritur midis Rusisë dhe Turqisë për një armëpushim në Siri.

I pyetur nëse mund ta konfirmonte arritjen e marrëveshjes, Peskov është shprehur se “Nuk mund të përgjigjem për këtë çështje, pasi nuk kam informacionin e nevojshëm”.

Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit ka shtuar se Rusia dhe Turqia janë gjithmonë në bisedime për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Siri.

Gjatë ditës së djeshme në mediat turke është publikuar lajmi se marrëveshja e armëpushimit është arritur ndërmjet dy aleatëve kryesorë të forcave që po luftojnë në Siri, Turqisë dhe Rusisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë