Rusi, mbi 70 viktima
nga përmbytjet

Rusi, mbi 70 viktima <br />nga përmbytjet
MOSKE - Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën deri tani pas shirave të rrëmbyeshëm në rajonin jugor të Rusisë në Krasnodar. Shirat e furishëm kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë zonën të cilat kanë kapur në befasi banorët e rajonit jugor rus.

Eksportet e naftës së papërpunuar nga porti i Detit të Zi, Novorossiisk, gjithashtu janë prekur nga përmbytja. Zyrtarët bënë të ditur se ekipet e emergjencës janë dërguar menjëherë nga Moska me aeroplan dhe helikopter.

Deri tani numërohen të paktën 35 viktima vetëm ne qytetin e Krymsk, 9 në Gelendzhik dhe dy në Novorossiisk.

Në një deklaratë të administratës rajonale të Krasnodar u bë me dije se rreth 13.000 persona janë prekur nga përmbytjet e një nate më parë. Ndër të tjera zyrtarët bënë me dije se evakuimet kanë nisur ndërsa përmbytjet janë cilësuar si shumë të forta.

Si pasoje e faktit që përmbytjet ndodhen në mënyrë të papritur gjatë natës, banorët e rajonit jugor rus e kanë pasur të pamundur të ruajnë objektet e tyre ndërsa uji ka arritur në mbi 2 metër.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare