RUSI - Konflikti sirian dhe një ndërhyrje e mundshme amerikane kanë qenë në tavolinën e takimit të G20 në Shën Petërburg.
Tensionet mbi qëndrimet ndaj Damaskut janë evidente: mes Barack Obama dhe Vladimir Putin vetëm një buzëqeshje me dhëmbë shtrënguar. Dy liderët kanë qëndruar në distancë.
"Në raportet mes Shtetet e Bashkuara dhe Rusisë duhet një fillim i ri", ka pohuar zëdhënësi i presidentit rus, bën të ditur Euronews.
Çështja siriane do të diskutohet gjatë darkës së sotme. Dy presidentët do të ulen në distancë, për të evituar një kontakt të afërt me njëri-tjetrin pas tensioneve të fundit.
Kalon në plan të dytë axhenda zyrtare: rritja ekonomike, papunësia dhe lufta ndaj evazionit fiskal.
“Detyra jonë kryesore është të sjellim ekonominë globale në një rritje të qëndrueshme dhe të ekuilibruar – ka thënë Putin. Ky objektiv ende nuk është arritur dhe kjo do të thotë që rreziqet, kushtet e krizës mbeten”.
Ndërkohë që në prag të zhvillimit të samitit të G20, Komisioni i Jashtëm i Senatit në SHBA aprovoi sulmin në Siri.
Megjithatë ky vendim duhet të marrë miratimin edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Redaksia Online
(mag/e.b/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ambasadorja e SHBA: OKB nuk është ajo që bota ka nevojë