MOSKË, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Një pikë kufitare dhe disa fshatëra që ndodhen në territorin rus janë prekur nga shpërthimi i tre predhave të lëshuara nga ushtria ukrainase, njoftoi sot roja kufitare ruse, e cituar nga agjencitë për shtyp.
"Pas disa përplasjeve në territorin ukrainas, disa predha të lëshuara nga ushtarët ukrainas kapën territorin rus", tregon Vassili Malaev, zëdhënës i rojes kufitare në rajonin rus të Rostovit mbi Don.
"Njëra prej predhave ka dëmtuar rëndë një godinë të doganës ndërsa dy të tjerat ranë në fshatërat përreth", shtoi ai.
Nga ana tjetër presidenti Petro Poroshenko deklaroi dje në mbrëmje se armëpushimi prej një jave që i është urdhëruar trupave ukrainase dhe është pranuar edhe nga rebelët, u shty me 72 orë.
Megjithatë presidenca ukrainase theksoi në një komunikatë se "autoritetet ukrainase kanë të drejtën që t'i japin fund armëpushimit atje ku ai nuk respektohet".
Në fakt luftime sporadike janë zhvilluar në lindje të vendit që prej një jave, ku ngjarja më e rëndë ishte rrëzimi i një helikopteri ushtarak ukrainas nga rebelët ku vdiqën nëntë persona, të martën, pranë bastionit të kryengritësve në Slaviansk./
/G.S/
/Shqiptarja.com