Kremlini
MOSKË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia u shpreh e habitur sot ndaj akuzave të NATO-s për një përqëndrim të trupave ruse në kufirin ukrainas duke garantuar se bëhej fjalë vetëm për masa të lidhura me mbrojtjen kufitare.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, akuzoi dje Rusinë se "po procedon në një përforcim të ri të pranisë së saj ushtarake në kufirin ukrainas", që ai i cilësoi si hapa pas.
"Ne jemi të habitur nga këto deklarata për pretendimin e një përqëndrimi të trupave ruse në kufirin me Ukrainën. Në këtë rast bëhet fjalë për masa që synojnë përforcimin e mbrojtjes së kufirit të Rusisë", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencitë ruse.
Më 7 qershor, Putini kishte dhënë urdhërin e përforcimit të kontrollit të kufirit me Ukrainën, nga ku vijnë shumë banorë të lindjes së Ukrainës që ëhtë nën luftime mes kryngritësve prorusë dhe trupave qeveritare ukrainase./
/G.S/ a.jor.