Rusi: Nëna hedh dy
fëmijët nga kati i 15

Rusi: Nëna hedh dy <br />fëmijët nga kati i 15
MOSKE - Një grua ruse 30-vjeçare u arrestua nga policia e Moskës për vrasjen e dy fëmijëve të saj, katër dhe shtatë vjeç, të cilët i hodhi nga ballkoni i katit të 15-të.

Nëna e dy fëmijëve, Galina Ryabkova, i ka thënë policisë se ndjehej e lodhur nga sjellja e fëmijëve të saj, të cilët i mbante në shtëpi e nuk i dërgonte as në kopsht.

Një video e sigurisë së ndërtesës tregon trupat e pajetë të fëmijëve në tokë dhe se si dëshmitarët u përpoqën ti ndihmonin, por pa mundur të shpëtonin ndonjërin prej tyre.

Në gjendje jo të mirë mendore, 30-vjeçarja nuk e pranon se i ka hedhur ajo fëmijët dhe shprehet se ata janë engjëj të vegjël që po shkojnë drejt parajsës.

Fqinjët thanë së babai i fëmijëve ndodhej për një udhëtim biznesi kur ndodhi ngjarja dhe se çifti ishte në prag divorci. Gjithashtu mësohet se gruaja më parë kishte tentuar dhe vetëvrasjen.

Galina Ryabkova do t'i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik dhe do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet

21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet