Rusi, 10 fëmijë të vdekur nga
stuhia që përmbyti varkën

Rusi, 10 fëmijë të vdekur nga<br />stuhia që përmbyti varkën
Në Rusi, stuhia ka prekur në liqen një grup me 49 fëmijë që udhëtonin me varka duke shkaktuar 10 të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në Karelia dhe grupi i fëmijëve u kap papritur nga stuhia.

Deri tani raportohet për 10 fëmijë të vdekur nga grupi i 49 fëmijëve të moshës 12- 15 vjeç, ndërkohë që trupat e gjashtë prej tyre janë nxjerrë nga thellësitë e liqenit. Fëmijët ishin me shoqërues në varka në liqenin Syamozero. Ata ishin nisur nga Moska për një ekskursion. 

 "Sipas të dhënave paraprake, 10 fëmijë nga Moska kanë vdekur në liqenin Syamozero. Ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave ", ka shkruar në Twitter Kryetari i Bashkisë.



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot