Rusi, në gjendje të rëndë kritiku i
Putin, dyshohet se është helmua

Rusi, në gjendje të rëndë kritiku i<br />Putin, dyshohet se është helmua
Një kritik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili në vitin 2015 ra në koma dhe mjekët dyshonin se shkak i kësaj gjendjeje shëndetësore ishte një helmim, është dërguar në spital  në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme pasi një rëndimi të menjëhershëm të gjendjes së tij shëndetësore.

“Vladimir Kara-Murza ka pësuar një mosfunksionim të disa organeve, është në gjendje kritike, por të qëndrueshme”, ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Prokhorov, avokati i kritikut.

Avokati  i Vladimir Kara-Murza, është shprehur se asnjë person nga stafi mjekësor i spitalit ku është shtruar kritiku, nuk mund ta shpjegojë këtë përkeqësim të gjendjes shëndetësore të Murza, ashtu si edhe herën e parë.

Prokhorov ka deklaruar se nuk beson se problemet shëndetësore të kritikut kanë lidhje me ndonjë sëmundje, por se është një tjetër rast helmimi.

Ndërkohë sipas CNN, për këtë ngjarje ka reaguar edhe senatori amerikan i Floridës, Marco Rubio, i cili është shprehur se Putin duhet të mbajë përgjegjësi në qoftë se ka prova se qeveri ka helmuar kritikun.

Vladimir Putin nuk meriton as përfitimin më të vogël të dyshimit duke parë se sa të zakonshme janë bërë vrasjet politike dhe helmimet nën regjimin e tij”, është shprehur senatori, ndërkohë që i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit të pyesin autoritetet rusë për këtë rast.

Vladimir Kara-Murza, është pjesë e fondacioni “Rusia e Haput”, e cila është një organizatë me aktivistë kundër presidentit rus Vladimir Putin, e cila ka bërë thirrje për zgjedhje të hapura, liri shtypi dhe reforma për të drejta të njeriut.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje