Rusi, ngatërruan alkolin me
detergjentin e banjos, 41 të vdeku

Rusi, ngatërruan alkolin me<br />detergjentin e banjos, 41 të vdeku
Të paktën 41 persona kanë humbur jetën në një qytet në Siberi pasi kanë ngatërruar alkolin me detergjentin e banjos.

Ndërsa 16 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia deri më tani ka arrestuar 2 persona dhe po tërhiqen nga tregu të gjitha shishet që shkaktuan një tragjedi të tillë. Hetuesit thanë se paralajmërimi se nuk duhet të pihet është injoruar.

Produkti përmban methanol një një lëndë toksike që gjendet edhe në përbërjet “antingrirje”. Në Irkutsk është shpallur gjendja e emergjencës, ndërsa agjencia kryesore e hetimit në Rusi ka hapur një hetim për incidentin.

Mediat ruse raportojnë se viktimat ishin njerëz të varfër mes moshës 35 dhe 50 vjeç dhe nuk ishin së bashku.

Produktet e prodhuara në shtëpi shihen si një mënyrë alternative e alkolit në vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Analistët thonë se më shumë se 12 milionë rusë pinë pije alkolike që kushtojnë pak.

Putin e konsideroi ngjarjen një tragjedi të tmerrshme ndërsa kryeministri Dmitry Medvedev i tha kabinetit të tij se autoritetet duhet të ndalojnë me shpejtësi këto substanca.

Redaksia Online
XH.K/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023