MOSKË, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Sanksionet e reja perëndimore kundër Moskës në kuadër të krizës në Ukrainë mund të kenë pasoja të rënda në rritjen ekonomike të Rusisë, deklaroi sot ministri rus i Ekonomisë, Alexei Oulioukaev.
"Rusia ka përgatitur tri skenare në rast të një ashpërsimi të sanksioneve. Më e keqja që pritet, rritja ekonomike mund të kalojë seriozisht në territor negativ", theksoi ai për televizionin Rossiya, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Përqindjet e investimeve do të shkojnë në territor shumë negativ, të ardhurat do të ulen, inflacioni do të rritet dhe rezervat shtetërore do të ulen./ /ec/