Agjencia ruse kundër-terrorizmit ka zbuluar një grup të cilët kishin planifikuar një sulm terrorist në Moskë, bëjnë me dije mediat ruse. Në deklaratën e Komitetit Kombëtar Antiterror thuhet se dy nga komplotistët e dyshuar janë vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë në një lagje të Moskës, ndërsa i dyshuari i tretë është arrestuar.
Gjithashtu një pjesëtar i forcave të sigurisë është plagosur lehtë. Zyrtarët bëjnë të ditur se të tre të dyshuarit ishin me kombësi etnike ruse dhe ishin të stërvitur në rajonin kufitar ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.
Ndërkohë nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë komplot. Autoritetet po hetojnë për ndonjë lidhje të mundshme midis të dyshuarve dhe Lëvizjes Militante Islamike të Uzbekistanit.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com