Rusi, parandalohet sulmi terrorist,
vriten autorët, u gjetën 3 kg tritol

Rusi, parandalohet sulmi terrorist,<br />vriten autorët, u gjetën 3 kg tritol<br>
Shërbimet e sigurisë ruse thonë se kanë parandaluar një sulm të planifikuar nga një celulë terroriste. Një mjet shpërthyes i improvizuar dhe një granatë dore u gjetën në një makinë gjatë një operacioni në rajonin perëndimor Saratov.

Anëtarët e celulës terroriste u qëlluan për vdekje, ndërsa hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilët u përpoqën të ndalonin makinën e tyre. Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë, armë, një granatë dore dhe 3 kg tritol të bërë në kushte artizanale u gjetën në vendngjarje.

Saratov është rreth 800 km në juglindje të Moskës. Shërbimet e Sigurisë kanë nisur një hetim penal për atentatin terrorist. Në shkurt, SHFS-ja pengoi një varg sulmesh terroriste që synonin vendet publike dhe transportin publik në Shën Petersburg.

Më parë gjatë atij muaji, Forcat e Sigurisë eliminuan një të dyshuar si terrorist të lidhur me Shtetin Islamik (IS, ish ISIS) në qytetin rus të Nizhny Novgorod, i cili po komplotonte një sulm të mundshëm gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018. Një tjetër sulm terrorist që synonte të godiste gjatë festimeve të Vitit të Ri u parandalua në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.

“Vetëm në vitin 2017, shërbimet e sigurisë shkatërruan më shumë se 60 tentativa për sulme terroriste, duke përfshirë 18 sulme të realizuara”, shprehet drejtori i të SHFS-së dhe kreut të Komitetit Kombëtar Anti-Terrorist, Aleksandr Bortnikov

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë