Rusi, Peskov: Nuk dihet kohëzgjatja
e bisedimeve të paqes për Sirinë

Rusi, Peskov: Nuk dihet kohëzgjatja<br />e bisedimeve të paqes për Sirinë
Mbetet e paqartë kohëzgjatja e negociatave që do të zhvillohen për arritjen e një paqeje të përhershme në Siri mes forcave të regjimi dhe atyre rebele.

“Është ende e paqartë se sa do të zgjasin bisedimet për paqe, përgatitjet e tyre janë duke u bërë me një intensitet të theksuar”, është shprehu Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse.

Negociatat e paqes për Sirinë pritet të fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 23 janar.

Ndërkohë marrëveshja e armëpushimit  vazhdon të mbetet në fuqi në Siri, ku nuk kanë munguar edhe luftimet mes forcave të regjimit  dhe grupeve të cilat
nuk janë të përfshira në marrëveshje.

Nga ana tjetër disa grupe të forcave rebele kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të hynë në bisedimet e paqes, pasi marrëveshja e armëpushimit është shkelur nga forcat e regjimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian