Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-ve pas daljes së raportit të agjencive të inteligjencës, i cili akuzonte presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se kishte urdhëruar sulmin kibernetikë dhe kishte ndërhyrë në mënyra të ndryshme në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke favorizuar Donald Trump.
“Ne ende e kundërshtojmë fuqishëm përfshirjen e Rusisë ose zyrtarëve rus, në sulmet kibernetike në SHBA”, është shprehur Peskov për mediat.
Ndërkohë ai ka shtuar se akuzat e SHBA-së ishin të pabazuara dhe se ishin bërë në një nivel qesharak dhe emocional.
Peskov u shpreh se Moska nuk ka asnjë komunikim me ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com