Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme që takimi mes presidentit rus dhe atij amerikan ka shumë mundësi të ndodhë përpara samitit të G20-ës, i cili do të mbahet në muajin korrik në Gjermani.

Sipas agjencisë së lajmeve në Rusi, TASS, Peskov është shprehur se ndihmësit e të dyjave palëve nuk do të humbasin kohë për të bërë të mundur realizimin e këtij takimi.

Ndërkohë ditën e shtunë, presidenti Trump zhvillojë një telefonatë me homologun  e tij rus, Vladimir Putin, nga e cila pritet një bashkëpunim mes dy vendeve të tyrë kundër ISIS dhe për arritjen e paqes në Siri.

Nga ana tjetër gjatë takimit me kryeministren britanike, Theresa May, Trump deklaroi se ishte ende shumë herët për të diskutuar për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com