Rusi, policia arreston qindra
protestues, SHBA dënon aktin

Rusi, policia arreston qindra<br />protestues, SHBA dënon aktin
MOSKE-Opozitari numër një në Kremlin, Aleksei Navalny dhe rreth 1 000 prej mbështetësve të tij u arrestuan sot ndërkohë që po sfidonin autoritetet në të gjithë Rusinë gjatë një manifestimi kundër korrupsionit të elitës.

Pas manifestimeve të përmasave të pazakonta më 26 mars, mijëra rusë, shumë të rinj, kanë dalë në rrugë në dhjetëra qytete duke përfshirë këtu në afërsi të Kremlinit në Moskë ku forcat e sigurisë kanë tentuar të shpërndajnë turmën.

OJQ-ja e specializuar OVD-Info theksoi se kishte numëruar të paktën 600 arrestime në Moskë dhe 300 në Shën Petërburg (veriperëndim) duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna paraprake.

Ajo kishte njoftuar më herët për arrestime të shumta në qytetet e provincës, nga Vladivostok (Lindja e Largët) në enklavën e Kaliningradit (Baltik) duke kaluar në Norilsk (Veriu i Madh) dhe Soçi (Jug).

“Putin ndodhet në pushtet që prej 17 vitesh dhe nuk ka qëllim të largohet”, denoncoi Alexandre Tiourine, 41 vjeç, gjatë manifestimit që mblodhi mijëra persona në rrugën Tverskaia.

“Ai ka uzurpuar pushtetin, ka një mungesë totale të shoqërisë civile në vend, gjykatat nuk funksionojnë, korrupsioni është kthyer në sistem”, shtoi ai.

Manifestuesit thërrisnin “Rusia pa Putinin!” dhe “Liri për Navalnyn!”.

Ky i fundit, i cili synon të kandidajë përballë Vladimir Putin në zgjedhjet e ardhshme presideciale, u arrestua pas daljes nga shtëpia e tij”, njoftoi bashkëshortja duke bërë thirrje për të manifestuar pavarësisht gjithçkaje.
[gallery]22657[/gallery]
Shtëpia e Bardhë dënon me forcë arrestimet në Rusi
Shtëpia e Bardhë dënoi sot me forcë arrestimet e qindra manifestuesve në mbarë Rusinë gjatë një dite mobilizimi kundër korrupsionit të elitës dhe kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm.

“Rusët meritojnë një qeveri që mbështet (…) trajtimin e barabartë para ligjit dhe mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre pa frikë”, deklaroi Sean Spicer, zëdhënës i ekzekutivit amerikan, në një konferencë shtypi.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan